×
  • Lajme
  • Lajme

    Fotografi e rrallë e Rexhep Selimit me Adem Jasharin

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 23:24

    Dalja e parë e UÇK-së në skenë për shumë kënd mbetet një nga momentet më të rëndësishme të historisë më të re të vendit tonë. Njëri ndër protagonistët e kësaj ngjarje është edhe Rexhep Selimi.


    Ndonëse ai disa herë ka folur për raportet e tij të afërta me komandantin legjendar Adem Jashari, IndeksOnline sjell një fotografi të Selimit me të, e cila nuk është parë më parë.

    Selimi tashmë shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në një përgjigje për Indeksonline, ka treguar shkurt kohën se kur është shkrepur kjo fotografi.

    “Viti 1996-97. Në kullën e Adem Jasharit në Prekaz”, ka treguar Selimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!