×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika ndaj pushtetit

    Gashi: Qeveria Kurti ka tendencë kapjen e paligjshme të bordeve – dy raportet e fundit e nxorrën të dështuar

    Reporteri
    29 Prill 2024 | 13:02

    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka bërë të ditur se këtë javë në Kuvend do të ketë seancë ku do të diskutohet edhe për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas tij, qeveria Kurti ka tendencë që të bëjë kalimin e ligjeve antikushtetuese, poashtu edhe kapjen e bordeve dhe agjencive të pavarura. Siç tha deputeti i LDK-së, në këto borde e agjenci të pavarura janë të mbushura me militantë të VV-së, si dhe poashtu qeveria kurti pengon punën mbikëqyrëse të komisioneve parlamentare.

    “Këtë javë seancë. Temat që do të diskutohen do të jenë me rëndësi të veçantë. Do të fokusohemi te raporti i DASH-it, mbi gjetjet nga një palë e tretë. Kemi deklaruar vazhdimisht këto tri vite se qeverisja e Albin Kurtit është një qeverisje që ka katër tendenca kryesore, e para kalimi i ligjeve antikushtetuese, të cilën e kemi bllokuar ne vazhdimisht, tendencë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive të pavarura, këtë kapje qeveria Kurti është treguar e zoja dhe e suksesshme, pasi shumica e tyre janë me militantë të partisë, poashtu ka qenë në vazhdimësi pengimi i vazhdueshëm i VV-së që të kryej mbikqyrjen parlamentare, duke penguar punën mbikëqyrëse të komisioneve parlamentare, dhe gjashtë prej tyre janë të bllokuara nga ta, veçanërisht ai me rezervat shtetërore”, tha Gashi.

    Sipas Gashit, dy raportet e fundit kanë nxjerrë një qeveri të dështuar.

    “Dy raportet e javës së fundit, kanë nxjerr një qeveri të dështuar dhe qeverisje të dështuar. Këtë javë do të flasim për raportin e DASH-it, dhe javën pasuese ose seancën pasuese do të flasim lidhur me punën tre vjeçare të qeverisë Kurti”, tha ai, derisa shtoi se si LDK marrëveshjet ndërkombëtare i votojnë, derisa theksoi se vetëm dy prej tyre jo.

    “Marrëveshjet ndërkombëtare ne i votojmë, vetëm dy si votojmë, por të tjerat ne si LDK i votojmë. Problemi është te VV që nuk po arrin ti mobilizojë deputetët e vet. Nuk po arrin të gjejë konsensusin brenda deputetëve të vet”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!