×
  • Lajme
  • Lajme

    Gent Cakaj takon Shaip Kamberin, premton realizim të disa projekteve në Luginë të Preshevës

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 9:28

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka takuar deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.


    Cakaj thotë se me Kamberin biseduan lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës., ndërsa premton disa projekte konkrete për Luginën e Preshevës, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi ??!

    Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.

    Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës ❤…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!