×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë të lënduar nga një aksident në Drenoc të Klinës, Policia jep detaje

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 20:17

    Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti mes një kombi dhe veture, që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Drenoc të Klinës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Sipas Rugovës, personat e lënduar janë dërguar për tretman në Spitalin e Pejës.

    “Sot rreth orës 17:20, Policia është informuar se në fshatin Drenoc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një Kombi dhe një veturë, si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!