×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    “Po dërgohet për në spital”, gjendet personi që ra në greminë në Bjeshkët e Studenicës në Istog

    Reporteri
    10 Janar 2024 | 14:43

    Është gjetur personi që ra sot në greminë në Bjeshkët e Studenicës në Istog.

    Kjo është e konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “E kanë nxjerr prej greminës, tani është duke u dërguar në spitalin rajonal të Pejës”, tha Gashi për Reporteri.net.

    Sot rreth orës 12:00, njëri nga dy personat që ishin bashkë, kishte rënë në humnerë në bjeshkët e Studenicës.

    Zëdhënësi Fadil Gashi bëri të ditur se policia kishte nisur menjëherë kërkimet për të.

    “Kanë qenë dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Bjeshkët e fshatit Studenicë. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur”, ka thënë Gashi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!