×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi në "X"

    “Gjermania mbështet Kosovën drejt BE-së”, Knaus-Rhodes: Testi është javën e ardhshme në KiE

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 17:38

    Gerald Knaus nga European Stability Initiative i ka reaguar ambasdorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili tha sot se Gjermania vazhdon të mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Knaus përmes një reagimi të bërë në platformën “X”, ka thënë se testi për këtë rrugë të Kosovës është javën e ardhshme. Ai ka pyetur ambasadorin Rohde nëse Gjermania do ta dështojë atë.

    “Testi është javën e ardhshme. A do ta dështojë Gjermani?”, shkruan Knaus në “X”.

    “Tani për tani, Gjermania, Franca dhe Italia planifikojnë të vënë veton ndaj rekomandimit nga 82 për qind e deputetëve në PACE, i cili pasoi shqyrtimin më meritokratik nga tre komisione dhe ekspertë. Do të ishte një Waterloo diplomatike. Pas kësaj, pse të besoni në drejtësinë e anëtarëve të BE-së, cilado qoftë merita?”, shkruan tutje Knaus.

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një video të publikuar në platformën “X” ka njoftuar sot se po feston Ditën e Evropës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

    Ambasadori gjerman tha se Evropa për të simbolizon liri, prosperitet e paqe dhe se pa Ballkanin Perëndimor projekti i BE-së është i pakompletuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Përshëndetje të gjithëve. Jam këtu në sheshin “Zahir Pajaziti” për të festuar Ditën e Evropës. Evropa për mua simbolizon liri, prosperitet dhe paqe”, tha Rohde.

    “Dhe BE mendoj që është projekti më i suksesshëm i paqes në historinë globale. Është një projekt i papërfunduar dhe shpresoj që shumë shpejt të ketë anëtarë të rinj dhe në mesin e këtyre shpresoj të jetë Kosova një ditë. Gjermania është duke bërë gjithçka që të mbështesë këtë proces”, tha ambasadori gjerman në videon e publikuar./Reporteri.net/

    Rohde: Gjermania vazhdon të mbështes Kosovën në rrugën drejt BE-së, shpresoj që një ditë të jetë pjesë e saj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!