×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjinekologët e Kosovës rekomandojnë gratë shtatzëna të vaksinohen me këtë lloj vaksine

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 20:34

    Gjinekologët e Kosovës kanë rekomanduar gratë shtatzëna të vaksinohen me vaksina të teknologjisë mRNA. Vaksinat e teknologjisë mRNA janë Pfizer&Biontech si dhe Moderna. Aktualisht në Kosovë është në dispozicion vaksina Pfizer.


    Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës ka rekomanduar gratë shtatzëna, lehonat dhe ato që planifikojnë të mbeten shtatzënë që të vaksinohen me vaksina të teknologjisë mRNA.

    “R e k o m a n d i m: Gratë në fazën riprodhuese, Gratë shtatzëna pavarësishit moshës të barrës, Lehonat gjidhënëse dhe të tjerat, Ju rekomandojmë vaksinimin me vaksinën anti COVID-19 të teknologjisë mRNA”, thuhet në njoftimin e kryetarit të Shoqatës, Prof. Shefqet Lulaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!