×
  • Lajme
  • Lajme

    “Gruaja jote në Polici u anku që Tomë Gashi e ka rrahë brinjëve”, Olluri e Gashi debatin e ashpër e kalojnë në personale

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 12:07

    Analisti Parim Olluri dhe avokati Tom Gashi janë përplasur mbrëmë në Pressing të T7 derisa po diskutonin për fyerjen që deputeti i PDK-së, Adrian Kastrati ia bëri dje presidentes Vjosa Osmani.


    Olluri tha se Gashi nuk dallon asgjë nga Kastrati pasi edhe ky e kishte ofenduar Melihate Tërmkollin duke e quajtuar “zotri”.

    “Nuk është vetëm Vjosa Osmani që fyhet prej figurave publike, kemi edhe deputeten Ganimete Musliun, kemi edhe Melihate Tërmkolli. Pse s’po bëhesh burrë me i kërku falje Melihate Tërmkollit”, ka thënë Olluri.

    “S’kam çka me i kërku falje askujt, nëse më fyen diçka qëllimisht, ta kthej menjëherë para kamerave”, ia ktheu Gashi.

    “E ki mendësinë e njëjtë me i fy politikanet gra, si Ardian Kastratin, ti nuk dallon asgjë prej Ardian Kastratit. Lehtë është me i thanë zotri Tërmkolli. Se Daut Haradinajn, Sylejman Selimin e ki më vështirë me e ofendu”, vazhdoi Olluri.

    “Nuk mundeni me i thënë Kastratit me kërku falje kur ju veproni njëjtë si ai”, shtoi ai.

    “Jo, thashë ai duhet me vlerësu, s’muj me e detyru me kërku falje”, shpjegoi Gashi.

    Pas kësaj Gashi e ktheu debatin në personale duke i thënë se “shefi yt nuk e pranon fëmijën e tij”.

    “Do shefa tu për shembull që ka raste që më ofendojnë mu, me u thënë unë që se pranon ai fëmijën e vet, para këtyre kamerave, çka thua ti”, i tha Gashi.

    Ndërsa Olluri i tha se Gashi e kishte rrahur gruan e tij dhe se e njëjta është parë në stacionin policor duke u ankuar se Tom Gashi e ka rrahë brinjëve.

    “Unë nuk kam shef të mi. Ai është një koleg i jemi. Çka nëse unë të them që ti e ke rrahë gruan tënde. Gruaja jote ka qenë në stacion policor duke u anku që Tom Gashi e ka rrahë brinjëve”, ka thënë Olluri.

    “Jo more gabim je, s’ke ti të drejtë me fol hiç”, ia ktheu Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!