×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: Qeveria e re të veprojë shpejt për rimëkëmbjen e ekonomisë

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 11:03

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedi Hamza ka kritikuar Qeverinë Kurti për Pakon Emergjente Fiskale, duke thënë, se nuk i ka dalë shumë sektorëve.


    Ai ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të veprojë sa më shpejtë për të përmirësuar gjendjen që ka shkaktuar pandemia.

    Ai ka përmendur nisjen e PDK-së, që nuk gjeti përkrahje nga deputetët.

    “Nga buxheti i shtetit janë paguar vetëm 55%, bizneset nuk janë përkrahur, një pjesë e sektorit privat janë paguar 170 euro por ka pasur edhe selektime”, tha ai, i cili pyeti si do të bëhet pagesa për muajin maj e tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!