×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Do të varrosen keq politikisht ata që diskutojnë idenë e kufijve

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 12:56

    Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pas lëkundje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje ai ka shtuar se asnjëherë mardhënjet mes Kosovës dhe Amerikës nuk kanë qenë më të mira, shkruan Reporteri.net


    Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës.

    Sipas tij, marrëdhëniet me SHBA-në do të forcohen edhe më shumë, madje ai ka thënë që në historin e Kosovës nuk kanë qenë më të mira raportet me Amerikën.

    “Asnjëherë s’kemi pas lëkundje me Amerikës, besoj këtu keni qenë në këtë sallë kur ju kamë thënë që nuk do të dobësohen marrëdhënjer por do të forcohen. Marrëdhëniet me SHBA do të forcohen. Ne punojmë nëpër të gjitha fushat me ta, as një herë marëdjënjet më të mira nuk kanë qenë në histori të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    I pyetur për deklaratën e ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë lumi Ibër, Haradinaj ka deklaruar se: “Ideja e Vuciqit, e Daçiqit, kushdo qofshin ata është që një shekull. Ata kanë vite që gatuajnë në kuzhinat e tyre idet për ndarje’.

    Tutje ai ka thënë se e kanë marr vesh që s’munden të luajnë me tokat shqiptare, s’munden me i lujt kufijt në Ballkan sipas tij kjo qështje ka përënduar dhe do të varrosen keq politikisht ata që shkojnë drejt kësaj rruge, pra rrugës së kufijve.

    Haradinaj u pyet po ashtu edhe nëse ka pasur diskutime të ashpra me presidentin francez, Emmanuel Macron nëpër korridore në Samitin e Berlinit, i cili tha se me të ka diskutuar në gjuhën frënge.

    “Kam fol me Macron në gjuhën frënge, nuk e di ata që rrinë nëpër korridore a kanë mund të kuptojnë gjuhën që kam folur me të. Ata që po flasin prej korridoreve që nuk din as frëngjisht. Nuk e dinë as vet pse po flasin”, theksoi ndër të tjera kryeministri, Ramush Haradinaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!