×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Nuk po hetohem nga Haga dhe nuk do të jem President i Ambasadave

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 21:33

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ka informacione se nuk do të hetohet nga Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.net.


    Haradinaj ka folur për këtë çështje në Pressing të T7 kur është pyetur rreth kandidaturës së tij për president të Kosovës dhe telashet që do të shkaktonte nëse ai do të thirrej nga Haga.

    “Vetëm ta shpjegoi unë kam dhënë dorëheqje dhe kam shkuar para hetuesve, unë kam informata që nuk jam më subjekt i hetimit. Unë nuk jam kandidat i ambasadave por jam konsultuar me të gjitha qeveritë. Nuk kam kërkuar përkrahje prej tyre. I kam informuar amerikanët, gjermanët, francezet, italianët nuk kam pasur ndonjë reagim që ka të bëjë me ligjin. Do të shkojë kësaj rrugë, çka me ba? Askush nuk ka shprehur ndonjë shqetësim. Unë jam i rritur. Kur kam pasur shqetësime nuk e kam ngarkuar askënd. Nuk kam shqetësime dhe po kandidoj. Nuk jam kandidat i shqyrtimit ligjor”, ka thënë Haradinaj.

    Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës kur ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!