×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj për komedianët rus thotë se janë agjentë

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 18:09

    Gjatë ditës së sotme media ruse ‘Rusia 24’ ka publikuar bisedën që e ka bërë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me dy komedianët rusë, të cilët u prezantuan si ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko. Pas kësaj video, kryeministri Haradinaj ka deklaruar se këta dy persona nuk janë komedian, por agjentë rus.


    Ramush Haradinaj kështu ka thënë gjatë një interviste dhënë për T7. Ai ka deklaruar se megjithatë kjo ka qenë një grackë e mirë.

    “Ka qenë grackë shumë e mirë. Ata i kanë raportu rusit, kanë thanë në matesh me qita, s’ish lehtë puna. Këta nuk janë komedianë, janë agjentë rusë, kanë teknologji, mund të hyjnë në numrin e tjetrit, ty të del që po thërret Ramushi”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj tregon se ka biseduar kohë më parë edhe me ish-presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenkon.

    “Kam pasur biseda me Poroshenkon, ua kanë bërë këtë gjë edhe disa personave të tjera, thanë cka don prej neve, nëse na bën një urim publik, thashë kërkoj me njoftë Kosovën se i ka ardhë vakti”, ka thënë për Frontal, kryeministri Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!