×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri i kërkon Osmanit të ushtrojë detyrën kushtetuese për uljen e tensioneve në veri

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 21:00
    Nënkryetari i LDK'së, Lutfi Haziri

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka kërkuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veri të vendit.

    Haziri tha se presidentët historikisht kanë pasur rol unifikues duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshem, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Po ashtu, nënkryetari i LDK-së tha se presidentët kanë luajtur rol edhe në raportet e Kosovës me BE-në dhe ShBa-në.

    “Presidentja ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veriun e Kosovës. Presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur rolë unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese të ndryshme siç ishin protestat e dhunshme të vitit 2015, në dialogun e Vjenës e procese të tjera.”, ka shkruar Haziri në Facebook.

    “Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-në”, përfundoi ai./Reporteri.net./

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!