×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti bisedon me shefin e FMN-së në Kosovë, ja tregon idetë e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 17:50

    I mandatuari i LDK-së për Kryeministër të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi sot një video konferencë me shefin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Gabriel Di Bella dhe Stephanie Eble, Përfaqësuese e Përherëshme të FMN-së për Ballkanin Perëndimor.


    LDK në kumtesën dërguar medieve thotë se Hoti dhe përfaqësuesit e FMN diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht për efektet e pandemisë COVID-19 në ekonomi, shkruan Reporteri.net.

    “Me këtë rast, Z. Hoti sqaroi për ta idetë e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë pas tronditjes ekonomike të krijuar nga pandemia, ndërsa përfaqësuesit e FMN-së sqaruan mënyrat e mbështetjes që FMN-ja do ta ofrojë për Kosovën përfshirë edhe gjithë rajonin. Të dy Z. Hoti dhe Z. Di Bella ranë dakord se politikat për të rimëkëmbur ekonominë duhet të kenë një mbështetje të gjerë, të jenë të synuara mirë dhe të jenë konsistente në ruajtjen e stabilitetit makro-financiar. Ata më tej ranë dakord për nevojën për të kufizuar rreziqet fiskale”, thuhet në kumtesë.

    Më tej thuhet se Hoti dhe përfaqësuesit e FMN u pajtuan se shkëmbimin e ideve të tilla konstruktive dhe të hapura janë më se të duhura në këtë kohë si dhe u zotuan për vazhdimin e këtij dialogu. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!