×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti dy vite më parë: LDK nuk do të lejojë që Lista Serbe ta përcaktojë fatin politik të Kosovës

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 14:48

    Avdullah Hoti ka paraqitur para Kuvendit të Kosovës kabinetin e tij qeveritar, i cili u votua  në Kuvend me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.


    Në Qeverinë Hoti, Goran Rakiq nga Lista Serbe do të jetë zëvendëskryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal, si dhe Dalibor Jevtic do të jetë Ministër i Kthimit.

    Edhe kjo Qeveri, sikurse shumë të tjera për të siguruar shumicën e thjeshtë prej 61 votash në Kuvend do të varet nga Lista Serbe dhe votat e saj, shkruan Reporteri.

    Mirëpo, kryeministri tashmë i ri i Kosovës, Avdullah Hoti vite më parë kundërshtonte fuqishëm logjikën që një Qeveri të varet nga votat e Listës Serbe, të vilën re quante instrument të Beogradit.

    Hoti atë kohë në një postim në Facebook kishte thënë se LDK në asnjë rast nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe të përcaktojnë fatin politik të Kosovës.

    Shikoni postimin e tij:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!