×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti homazhe te monumenti i Skënderbeut dhe shtatorja e Rugovës: Sot ditë feste për gjithë shqiptarët

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 9:54
    Avdullah Hoti, deputet

    Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Tahiri e Selmanaj, ka bërë homazhe te monumenti i heroit kombëtar Gjegj Kastrioti- Skënderbeu dhe shtatorja e Presidentit historik, Ibrahim Rugova.


    Hoti tha se sot është festë për çdo shqiptar, ndërsa si institucione shtetërore do të nderojnë të gjithë dëshmorët që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe të Shqipërisë.

    “Sot është ditë feste për çdo shqiptar, është festë kombëtare. Ne i filluam nderimet tona nga shtatorja e Skënderbeut, me të cilin identifikohet nëntori i parë, festa më e madhe e gjithë shqiptarëve, dhe tek shtatorja e presidentit Rugova, dhe tash do të vazhdojmë në Prekaz, në vendin e shenjët, për të treguar nderime ndaj tyre dhe gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot”, ka thënë Hoti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!