×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier: ShBA e mbështet tranzicionin e FSK-së në forcë territoriale mbrojtëse

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 19:57
    Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier me ambasadoren Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, njofton se sot ka pasur mysafirë.

    Ai shprehet se ndjehet i kënaqur të mirëpresë për një vizitë në Kosovë, ambasadoren Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Evropiane e ShBA-së.

    “SHBA-ja e mbështetë plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO. Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, shkroi Hovenier në postimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!