×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj takon ambasadorin britanik, thotë se PDK pret krijimin e shpejtë të institucioneve

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 16:13

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.


    Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e krijuar nga pandemia Covid 19, ku u shpreh shqetësimi për vonesën në sigurimin e vaksinës anti-Covid për popullatën dhe ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e vendit.

    Tutje, Hoxhaj dhe Abbott kanë folur edhe për situatën aktuale politike në vend, pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

    Hoxhaj duke thënë se PDK do të jetë opozitë konstruktive e qeverisë, ka theksuar se është e nevojshme që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

    Ai ka falënderuar ambasadorin britanez për mbështetjen e dhënë Kosovës gjatë kësaj periudhe dhe ka thënë se vendit i duhet edhe më tej përkrahja nga partnerët ndërkombëtarë në aspektin e konsolidimit të brendshëm dhe të jashtëm, rimëkëmbjen ekonomike, çështjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!