×
  • Lajme
  • Lajme

    I përfoluri për përfshirje në vjedhjen e 2 milionëve të thesarit i bashkohet Labinot Grudes edhe në PDK

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 22:28

    Burim Bujupi është bërë pjësë e Partisë Demokratike të Kosovës.


    Lajmin e ka bërë të ditur Ramiz Lladrovci, kryetari i Drenasit.

    “Sonte, Nëndega e PDK-së në Arllat, është më e madhe për 70 anëtarë (familje), ndërsa grupi parlamentar i PDK-së, më i fortë për një asamblist.Ne nuk do të ndalemi, do të punojmë edhe më shumë, edhe më mirë, sepse zotimi ynë para më meritorëve tanë është përkushtimi për mirëqenien e qytetarëve, sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia”, ka shkruar Lladrovci.

    “Këto vlera ishin edhe motivi që nëndegës tonë në Arllat iu bashkuan anëtarët e Nismës së bashku me asamblistin komunal të kësaj partie, z. Burim Bujupi. Mirënjohës dhe falënderues për z. Bujupi dhe anëtarët e rinj të PDK-së të Nëndegës Arllat”!

    Sic kishte raportuar Insajderi, edhe Burim Bujupi ishte pjesë e skemës së vjedhjes milionëshe nga Thesari.

    Në xhirollogarinë e Bujupit ishte procesuar një transaksion në vlerë prej mbi 50 mijë eurove disa orë pas transferimit të mjeteve të vjedhura nga Thesari në llogarinë e “LDA Group” Sh.P.K., tregojnë të dhënat që ka siguruar Insajderi.

    Bujupi, aktivitetet e tij i ndan mes politikës e biznesit.

    Përfituese nga skema e vjedhjes së buxhetit të shtetit është edhe një familjare e Bujupit. Gazeta Insajderi ka mësuar se nga kompania “LDA Group” Sh.P.K., pas 9 tetorit, 30 mijë euro janë transferuar në xhirollogarinë e 65-vjeçares, Myrvete Muhadri, vjehrrës së Burim Bujupit.

     

    Përpos tij, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ pati raportuar se Labinot Gruda, zyrtari i arrestuar si i dyshuar për ‘avullimin’ e dy milionë eurove nga Thesari i shtetit, është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit.

    Por ai në nëntor të vitit 2018 ishte larguar nga kjo detyrë nga kryetari i Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Gruda ishte punësuar edhe si zyrtar në Ministri të Financave në prill të vitit 2010. Atëkohë kjo ministri drejtohej nga Ahmet Shala i PDK-së. Pa i mbushur 3 vjet stazh pune, në janar të vitit 2013, Gruda u avancua në detyrë si menaxher i Tavolinës Ndihmese në Thesarin e Kosovës. Kjo ndodhi kur Bedri Hamza, po ashtu nga PDK’ja, po e linte mandatin e parë si Ministër i Financave. 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!