×
  • Lajme
  • Lajme

    Insajderi: Trend i ikjes se pjesëtarëve nga Ushtria e Kosovës, FSK tentoi ta mbajë sekret shifrën

    Reporteri
    20 Tetor 2022 | 18:03

    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me rritje të vazhdueshme të largimit të pjesëtarëve nga shërbimi si ushtarë. Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin me statistika që tregojnë shifrat enorme të pjesëtarëve të larguar me vetdëshirë. Sipas këtij drafti, në vitin 2022 Demobiliozim me vetdëshirë kanë kërkuar 70 ushtarë. 

    70 ushtarë janë larguar me vetdëshirë nga shërbimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2022. Krahasuar me vitet e kaluara, këtë vit ka një rritje të vazhdueshme të largimit. Një vit më parë, 2021 sipas statistikave të siguruar nga Insajderi, janë larguar 50 ushtarë.

    Krahas me këtë vit që ende nuk është përmbyllur janë 20 ushtarë me shumë të larguar. Në vitin 2020 dhe 2019 ka një numër më të vogël të Demobilizimit me vetdëshirë. Sipas statistikave në vitin 2020 janë larguar 19 ushtarë, ndërsa në vitin 2019, 38 pjesëtarë.

    Ministria e Mbrojtjes është e njoftuar për rritjen e vazhdueshme të largimit të pjesëtarëve të FSK-së. Madje ministri, Armend Mehaj është ftuar edhe në komisionin për Siguri të raportoj për këto shqetësime. Një kërkesë publike i ka bërë deputeti dhe anëtari i komisionit, Anton Quni.

    Pas disa përpjekjeve, Gazeta Insajderi ka arritur të konfirmojë edhe nga vetë Ministria e Mbrojtjes largimin e pjesëtarëve të FSK-së. Në një përgjigje të tyre duke mos cekur shifra, tregojnë se është “trend” largimi I pjesëtarëve duke e krahasuar edhe me ushtritë e rajonit.

    “Lidhur me largimin, e përmendur shpesh, të pjesëtarëve të FSK-së, ju njoftojmë se nga analiza dhe vlerësimit i autoriteteve profesionale të Ministrisë sonë, trendi i largimeve individuale nuk është sinjifikativ, por trend që përafërsisht kanë edhe ushtritë e rajonit, por edhe ushtritë e vendeve të NATO-s”.

    Sipas tyre, ministri Armend Mehaj në vazhdimësi ka prioritet për avancimin e kushteve të shërbimit dhe mirëqenies brenda ushtrisë.

    “Vazhdimisht, ndër prioritetet dhe preokupimet kryesore të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qenë dhe është, avancimi i kushteve të shërbimit, si dhe mirëqenia socio-ekonomike e ushtarakëve të FSK-së. Këtyre prioriteteve do t’u hapë rrugë miratimi në një të ardhme shumë të afërt edhe i ndryshim/plotësimeve të ligjeve themelore që javën e kaluar veç kaluan në parim”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    E po ashtu ministria është duke punuar për procedim sa më të shpejtë të ligjit për paga.

    “Për këtë është duke u punuar vazhdimisht që nga procedimi sa më i shpejtë i ligjit të pagave që do të mundësoj një rritje të kënaqshme, pastaj jemi edhe në procesin e analizës dhe vlerësimit të zbatimit edhe të kompensimeve tjera si: pagesën e rrezikshmërisë në shërbim dhe operacione , pastaj është duke u analizuar edhe pagesa e kujdestarisë etj”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Sipas statistikave të siguruar nga Gazeta, brenda vitit 2022 janë larguar nga FSK 144, pjesëtarë për arsye të ndryshme. Sipas dokumentit, 55 nga ta janë pensionuar, 4 janë pensionuar para kohe. Demobilozim me vetdëshirë 70. Të vdekur 1. Largim nga Bordi Disiplinor 10. Shkarkim nga shërbimi 4.

    Lidhur me këtë shqetësim ka folur anëtari i komisioni për Siguri, deputeti Rashit Qalaj. Ai tha se rritja e numrit të pjesëtarëve që po largohen është brengosese. Arsyetimin e ministrisë si një “trend” dhe në rajon, Qalaj thotë se nuk qëndron. Por, sipas tij janë kushtet e vështira që po përballen ushtarët arsyet e largimit.

    “Është brengosëse edhe pse deputetët e partisë në pushtet e arsyetojnë duke thonë se ka qenë edhe viteve të kaluara por kjo nuk është e vërtetë, po e përsëris nuk është e vërtetë. Mirëpo ne kemi pas edhe raportime të ministrit të mbrojtjes për personel të FSK i cili ka raportuar për gjëra të pavërteta. Siç është çështja e largimit të pjesëtarëve të FSK-së” tha Qalaj në një intervistë për Insajderin.

    Sipas tij, po largohen njerëzit që kanë shërbyer me vite në FSK. E këto largime janë si pasojë e shumë mungesave duke filluar nga mungesa e naftës për transport e për pjesëmarrje në trajnime.

    “Po largohen njerëzit që kanë punuar me vite brenda ushtrisë. Trendin ata mund ta arsimojnë në çkado por nuk qëndron. Ushtria e Kosovës nuk kanë naftë me i dërgu pjesëtarët e FSK-së në trajnime. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Kanë mungesë të transportit”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!