×
  • Lajme
  • Lajme

    Intensifikimi i procesit të dialogut, Borrell telefonon Kurtin e Vuçiqin

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 19:01

    Pas takimit që pati me ambasadorët e shteteve të QUINT’it, kryeministri Albin Kurti është kontaktuar përmes një bisedë telefonike nga Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

    Kështu kanë njoftuar nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas kësaj komunikate, në këtë bisedë telefonike, Kurti dhe Borrell “folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale“.

    Përpos me kryeministrin Kurti, Borrell ka biseduar edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Vuçiq ka njoftuar se qëllimi i kësaj bisede ishte përparimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    “Serbia është e përkushtuar të vazhdojë procesin dhe t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura”, ka thënë Vuçiqi në Twitter. /Reporteri.net/.

    Kurti insiston tek ambasadorët e QUINT-it në zbatimin e vendimit për targat: S’është i drejtuar kundër serbëve të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!