×
  • Lajme
  • Lajme

    Ischinger: E turpshme që s’e kemi mbajtur premtimin për vizat, të hiqen këtë vit

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 22:10
    Fotografi ilustruese.

    Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger, ka folur rreth asaj se a mundet BE-ja t’i hapë dyert më shpejt për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshje.

    Kur ka folur për këtë çështje Ischinger ka rikujtuar premtimin e BE-së për vizat, duke thënë se është jashtëzakonisht gjë e keqë që Brukseli s’po arrin ende të mbajë premtimin e dhënë për kosovarët për heqjen e regjimit të vizave.

    Ai thotë se një gjë e tillë është me të vërtetë e turpshme dhe bën thirrje që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit dhe të mos shtyhet për vitin tjetër.

    “Një gjë që është jashtëzakonisht jo e mirë është mungesa e implementimit nga BE-ja të liberalizimit për kosovarët. Kjo sinqerisht është një turp. Ne kemi premtuar këtë për miqtë në Kosovë para shumë kohësh. Dhe ne s’jemi ende të aftë të implementojmë atë plotësisht. Unë e kuptoj që ka disa çështje të pazgjidhura tek ana kosovare, disa çështje ligjore, që shpresoj se do të mund të zgjidhen. Kështu që liria e udhëtimit për kosovarët sikur për të gjithë tjerët mund të implementohet plotësisht. Kjo është ajo që ne vërtet iu detyrohemi miqve kosovarë dhe duhet të ndodhë tani, jo vitin tjetër, duhet të ndodhë tani në pikëpamjen time”, ka deklaruar Ischinger për T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!