×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-këshilltari i Isa Mustafës kritikon LDK-në: Me qasjen e saj hezituese po vazhdon ta ndihmojë Vetëvendosjen

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 10:01

    Faton Avdullahu, ish-këshilltar i Isa Mustafës vazhdon të kritikojë LDK-në, konkretisht për qasjen e nises së dialogut me Vetëvendosjen, që sipas tij është e gabueshme.


    Ai shtyrjen e dialogut me Serbinë, dialogun me serbët e Kosovës dhe reciprocitetin e paralajmëruar, LDK është dashur t’i kundërshtoj, por me qasjen e saj hezituese vazhdon ta ndihmoj VV dhe prioritet ka numrin e ministrive, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Abdullahut:

    Tri qasjet e gabueshme para fillimit

    1) Shtyrja e dialogut – SHBA-t thonë që dialogu të filloj menjëherë, VV konstaton se nuk kemi pse të nxitojmë.
    2) Dialogu me serbët e Kosovës – Përpjekje për të anashkaluar shumicën e tyre që është legjitimuar me vota në zgjedhjet e fundit, por duke mos ofruar asgjë ndryshe dhe konkrete asnjëherë deri më sot për këtë komunitet.
    3) Reciprociteti – I paralajmëruar në vend të taksës do të shkaktoj dëme edhe më shumë se taksa, pos tjerash duke përkeqësuar edhe më shumë raportin me partnerët ndërkombëtar të cilët kërkojnë që ajo të pezullohet.

    LDK në vend se t’i kundërshtoj këto, me qasjen e saj hezituese vazhdon ta ndihmoj VV dhe prioritet ka numrin e ministrive.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!