×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish ministri Bislimi: Nga 3 qershori vendi mori teposhtën, situata është jashtë kontrollit

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 12:50

    Ish ministri i Financave, Besnik Bislimi ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e situatës me pandeminë në Kosovë.


    Bislimi ka thënë situata me pandeminë ka dalë jashtë kontrollit derisa ka kritikuar Qeverinë aktuale se as nuk ka bërë përpjekje për ta mbajtur situatën nën kontroll, shkruan Reporteri.

    “Sot më 7 korrik mund të themi se përballja me pandeminë ka dalë nga kontrolli, mbase mund të themi që një pjesë të politikës as që ka pasë tentime për ta mbajtur nën kontroll. Qeveria Kurti u desh pjesën më të madhe ta kalojë me masa për ta ruajtur popullatën. Numri i të infektuarve dhe vdekurve mbeti minimal. Ekonomia u mbështet dhe të hyrat buxhetore u ndikuan më pak. Falë menaxhimit të suksesshëm, vendi ngadalë po hapej dhe ekonomia po bëhej gati për rigjallërim mes tjerash falë edhe mërgatës. Që nga 3 qershori vendi mori teposhtëzën. Me një gjysëmjurist, Qeveria Hoti tregoi se sa ka vullnet të kujdeset për shëndetin e qytetarëve”, u shpreh ai.

    Ish-ministri i Financave adresoi kritika edhe për mos implementimin e pakos emergjente fiskale, e cila sipas tij po stopohet./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!