×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-zëvendësministri i Jashtëm kritikon përplasjet brenda koalicionit qeveritar në kohën kur nisë dialogu me Serbinë

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 18:48

    Ish-zv.ministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka kritikuar përplasjet e fundit dhe replikat mes partnerëve të koalicionit AAK-së dhe LDK-së.


    Ai përmes një postimi në Facebook thotë se shteti në vend që të rritë energjitë dhe të koordinojë veprimet në një betejë të vështirë në dialogun me Serbinë, përfaqësuesit e koalicionit kanë nisur përçarjet mes vete duke treguar jo seriozitet, siç thotë karshi gjendjes kritike të pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, shkruan Reporteri.net.

    Postimi origjinal i tij:

    Ne vend qe shteti i Kosoves te maksimalizoj energjite e veta dhe te koordinoje veprimet ne nje beteje te veshtire ne dialogun me Serbine, qe ne dukje te pare eshte biletaral e ne thelb eshte multilateral, perfaqesues te institucioneve kane nisur debatin e ankesave dhe perqarjeve duke treguar nje joseriozitet ekstrem perballe gjendjes kritike te pozicionit te Kosoves ne arenen nderkombetare.

    Improvizimet e individualizimet e temave shteterore, duke shnderruar proceset serioze politike e diplomatike ne procese te emerimeve te asistenteve ne detyra te larta shteterore ka krijuar iluzionin se procesi me i rendesishem i kohes qe eshte dialogu, duhet te redukohet ne iluzione perfaqesuese individuale e jo ne formate te standardizuara politike e diplomatike.

    Keto vite kane treguar, se nje logjike e tille e ka çuar Kosoven vetem prapa dhe eshte mire qe nje proces i tille eshte duke dhene shenja se nuk ka vend per joseriozitete ekstreme.

    https://www.facebook.com/anton.berisha.1884787/posts/155684929492468

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!