×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Istog: U therën me thika, dy të dyshuarit janë familjarë mes vete

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 16:39

    Mëngjesin e ditës së sotme, një therje me thikë ka ndodhur në Istogun e poshtëm, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Dy të personat e dyshuar në këtë rast, A.LL 60 vjeç, dhe Sh.LL 49 vjeç tashmë janë arrestuar nga policia, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se dy personat e përfshirë në këtë rast janë familjarë mes vete.

    Në komunikatë, bëhet e ditur se policia ka dalë menjëherë në vendnagjarje ku aty kanë takuar njërin nga personat e përfshirë në rast i cili dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, e që më pas është arrestuar edhe i dyshuari tjetër dhe poashtu është dërguar për tretman mjekësor.

    “Njësitet relevante pranë Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё dalë në vendngjarje, aty kanë takuar njё person tё lënduar i cili ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor, pas pak nga njёsitet policore arrestohet edhe i dyshuari tjetёr i cili gjithashtu ёshtё dërguar pёr tretman mjekёsor”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/

    Vrasje në tentativë në Istog, arrestohen dy persona, njëri 60 e tjetri 49 vjeç

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!