×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli iftarin e parë e kaloi me prindërit

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 20:39

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kaluar iftarin e parë të këtij Ramazani bashkë me prindërit e tij në Mitrovicë.


    Edhe pse të shtyrë në moshë, prindrit e kryeparlamentarit Kadri Veseli duken ende të fortë teksa siç shihen në foto, e kanë futur djalin e tyre në mes.

    Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka postuar edhe një fotografi bashkë me prindrit dhe familjen e tij, ku edhe ka uruar të gjithë nesimtarët duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë.

    “Me prindërit për iftar. Agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë për të gjithë”, ka shkruar Veseli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!