×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kalabria” pa ujë, Ujësjellësi tregon kur do të rikthehet

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 21:10

    Një pjesë e lagjes “Kalabria” në Prishtinë ka mbetur pa furnizim me ujë qe disa orë të hënën.


    Kjo, për shkak të një dëmtimi që i është bërë gypit të ujësjellësit nga kontraktorë të ndërmarrjes “Termokos”, sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

    Në një përgjigje për Koha.net, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arieta Mjeku-Azizi, ka thënë se është duke u punuar në vendin e ngjarjes dhe se uji do t’u rikthehet shumë shpejt konsumatorëve.

    “Kontraktorë të ndërmarrjes ‘Termokos’ duke punuar punët e tyre, kanë dëmtuar gypin e ujësjellësit me diametër PE 160mm. Ekipet tona janë në terren dhe uji u rikthehet konsumatorëve rreth orës 18:30. Kërkojmë mirëkuptim edhe pse dëmtimet shpesh po bëhen nga palët tjera. Nuk themi se me qëllime të caktuara, por po ndodhin shpesh dhe konsumatorët po mbesin pa ujë”, ka thënë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!