×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti shqiptar në Serbi

    Kamberi thotë se rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 21:53

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, nga autoritetet e Serbisë.

    Ai në një lidhje direkte për “Debat Plus”, tha se ata janë marrë në pyetje pa pasur asnjë dyshim.

    “Kam marrë informacion nga një prind i një të riu, më konfirmoi që 14 të rinj sot nga bunajovci janë mbajtë 4 orë në dheun e bardhë, duke u marrë në pyetje pa asnjë akuzë e dëshmi. Duke shkaktu vonesa vetëm për t’i nervozuar e bërë presion”, th ai.

    Sipas tij ky veprim i Serbisë, vjen si hakmarrje të zhvillimeve të fundit dhe fitores së Kosovës në KiE.

    #Është interesant se vjen vetëm një ditë pas votimit në KiE, dhe pas një deklaratë skandaloze nga Vuciq i cili tha organet e rendit do të procedojnë të gjithë ata që punojnë në rrënimin kushtetues të Serbisë”, tha ai.

    Sipas tij Aleksandër Vuçiq, këto veprime i bën për konsum të brendshëm por edhe të jashtëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!