×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim për babain nga Ferizaj që plagosi djalin me qëllim

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 10:45

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.M., nga fshati Jezerc, me dyshimin se i njëjti me 16 prill pas një mosmarrëveshje mes tyre, me dashje, ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin- djalin e tij RR.M.

    Sipas Prokurorisë ai ka shtënë me armë njëherë në ajër e pastaj në drejtim të tij duke e goditur në këmbën e majtë, me ç’rast i shkakton lëndime trupore, me të cilën do të kryente veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!