×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja e gjakovares që u dërgua me urgjencë në QKUK nën dyshimin se ka koronavirus

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 22:49

    Një gjakovare 20-vjeçare e cila u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën dyshimin se ka koronavirus, por doli se gjendja e saj është e mirë.


    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express doktori Hilmi Shala, drejtor Spitalit Rajonal të Gjakovës.

    “Vajza vet ka kërkuar të shkojë në spital. Vëllai i saj ka qenë në Itali, por gjendja është e mirë”, ka thënë Shala për Express.
    Sipas infektologëve të spitalit të Gjakovës, vajza ka shenja të gripit njëjtë si pacientët e tjerë që referohen.

    Pak më parë u raportua në media se një vajzë nga Gjakova, 20-vjeçare, është nisur për QKUK nën dyshimin se është prekur nga koronavirusi.

    Kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës në një konferencë ka thënë se ende nuk është konfirmuar asnjë rast në Kosovë.

    Gjatë orëve të para të mbrëmjes në Kliniken Infektive të QKUK’së janë gjashtë persona për t’i bërë testet për koronavirus.

    E deri më tash rreth 100 persona janë dyshuar dhe kanë kryer testet, por të gjithë kanë rezultuar negativ, që do të thotë në Kosove ende nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!