×
  • Lajme
  • Lajme

    Komandanti dhe shefi i policisë në veri kryejnë “pazarin” me veturë zyrtare

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 14:50

    Dy eprorë të lartë policorë, Lubisha Kragoviq e Millosh Vllashkoviq, njëri komandant i njësisë së trafikut në Zveçan, dhe tjetri shef i operativës poashtu nga ky stacion, kanë keqpërdorur veturën e shtetit për nevojat familjare.


    Ata janë parë sot në pazarin e veriut të Mitrovicës, duke blerë pemë e perime me veturë zyrtare.

    KP ka arritur t’i fotografojë këta zyrtarë policorë, ku shihet vetura e policisë me targa 173-04, derisa në bagazhin e saj futen gajbe me domate dhe dredhëza.

    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët policorë janë kritikuar për keqpërdorim të automjeteve zyrtare për nevoja personale. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!