×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Sondazhi i fundit VV-në e qet mbi 40%, me 50 deputetë

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 22:28

    Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se në një sondazh të bërë së fundmi nga një parti politike del se Vetëvendosje do të fitojë 42 për qind të votave, që i bie rreth 50 deputetë, shkruan Reporteri.net.


    “Sondazhi i fundit që e ka bërë një parti politike në Kosovë ka  dalë mbi 40 për qind, me deputet diku 50 deputetë. Kjo  ka dalë  nga një sondazh që e ka bërë një parti politike”, ka thënë ai në Prime Time të Kanal 10.

    Ai ka thënë se kjo përqindje është pa Vjosa Osmanin. Konjufca nuk ka treguar se me çfarë përqindje ka dalë partia e Vjosa Osmanit.

    “Vjosa Osmani ka qenë e vendosur si e pavarur.  E kam kqyr por nuk kisha dashtë me folë për tjerat subjekte, unë po flas veç për Vetëvendosjen.  Në bazë të këtij sondazhi po të bëhej një koalicion VV, Vjosa me opsionin e vet dhe pakicat do të kishte një qeverisje më e qartë që do të fokusohej në në antikorrupsion, drejtësi, ekonomi”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!