×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari me imagjinatë shumë të zhvilluar, e fsheh drogën në motorin e veturës, por kapet nga Policia

    Reporteri
    05 Dhjetor 2021 | 9:52

    Mbrëmë në pikëkalimin kufitar në Vermicë, nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një automjet me targa kosovare të cilin e drejtonte shtetasi kosovar me iniciale (Y. S.), viti i lindjes 1994, në Prishtinë.

    Pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijen dytë.

    “Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram (1kg) substancë e dyshuar si marihuanë e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni”, njofton policia.

    Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

    “Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!