×
  • Lajme
  • Lajme

    KPM reagon për sulmin ndaj gazetarit Visar Duriqi

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 14:59

    Komisioni i Pavarur i Mediave ka reaguar ndaj sulmit të gazetarit Visar Duriqi.


    KPM përmes një reagimi thotë se liria e shprehjes është garant për demokracinë e vendit tonë, prandaj është e papranueshme çfarë do veprimi që e pengon punën e gazetarëve dhe të mediave në përgjithësi.

    “Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që sa më parë të vendosin para drejtësisë autorët e këtij sulmi, duke krijuar ambient të sigurt për të ushtruar profesionin e gazetarisë”, thuhet në reagim.

    KPM inkurajon të gjithë gazetarët që të kryejnë misionin e tyre, duke qenë në shërbim të zhvillimit të demokracisë në vendin tonë.

    Kujtojmë se gazetari Duriqi u sulmua fizikisht mbrëmë pas mesnate para banesës së tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!