×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier e pret Krasniqin në drekë pune në rezidencën e tij: Raporti Kosovë-SHBA është i shenjtë

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 15:06

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është pritur në një drekë pune sot në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

    Krasniqi ka thënë se bashkë kanë pasur diskutime të frytshme dhe shumë miqësore.

    “Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendësueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, ka shkruar Memli Krasniqi.

    Takimi i Ambasadorit Amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Kryetarit të PDK-së, liderit të opozitës, Memli Krasniqi, vjen pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.

    Ndryshe, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen në veri, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se edhe nëse Komunat veriore shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjedhjet nuk mund t’i bëj në Zveçan e Zubin Potok, pasi siç i tha Krasniqi Kurtit, ”për Zveçan e për Zubin Potok ty s’ti vetë letrat njeri i lem”, njofton gazeta online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!