×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti priti në takim gratë nga Krusha e Vogël

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 7:35

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gratë nga Krusha e Vogël.

    Në takimin e përbashkët me Nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Saranda Bogujevci, u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, si dhe angazhimi për rritjen e mirëqenies së familjarëve të tyre.

    U bisedua për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e politikave për drejtësi tranzicionale, nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, që adresojnë nevojat dhe kërkesat e kategorive të dala nga lufta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!