×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi e PSD-së kritika Kurtit pasi shpërndau bakllava pa dorëza e maska: Qytetarët u dënuan kur vepruan si ti

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 18:07

    Zëdhënësja e Partisë Social Demokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar pas shpërndarjes së bakllavasë për stafin e Qeverisë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.


    Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kurti po shpërndanë bakllava pa dorëza e maska ani pse për shkak të vendimit të tij, qytetarët janë dënuar kur kanë vepruar si ai.

    Kuçi ka thënë se përderisa vetes i arsyeton gjithçka dhe përgatitë terrenin edhe për protesta me kërcënime ndaj çdokujt, për të tjerët pason dënimi kur veprojnë si Kurti.

    Ajo në vazhdimin e shkrimit të saj thotë se Kurti e mbanë vetën në pozitën e të gjithëdijshmit dhe si figura e vetme e mirë prandaj e ka të lehtë që të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai, i vendosë në anën e së keqes.

    Ky është postimi i plotë i saj:

    Kurti shpërndanë bakllava për stafin e qeverisë së tij pa dorëza e maskë ani pse, për shkak të vendimit të tij, qytetarët janë dënuar kur kanë vepruar si Kurti.

    Pandemia është karakterizuar me këso vendime arbitrare e kundërshtuese të qeverisë Kurti. Përderisa vetes i arsyeton gjithçka dhe përgatit terrenin për protesta me kërcënime ndaj çdokujt, për të tjerët pason vetëm dënimi kur veprojnë porsi Kurti.

    Kur e mban veten në pozitën e të gjithëdijshmit e të vetmin figurë të së mirës e ke të lehtë t’i vendosësh të gjithë që nuk mendojnë si ti në anën e së keqes. Prandaj, kur Kurti flet për demokraci, ai në një mënyrë e përqesh atë me veprimet e tij sepse demokracia është gjëja e fundit që ai dëshiron ta ruaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!