×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur pushtetit i bie në mend për ligjin – Komuna e Prishtinës gjobit me 200 euro pronarin që vendosi 4 tavolina më shumë tek “Verë në Dimër”

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 17:54

    Disa nga pronarët e shtëpizave që janë vendosur nëpër sheshet kryesore të kryeqytetit për festat e fundvitit nuk po e respektojnë marrëveshjen me Komunën e Prishtinës.


    Sipas Inspekcionit komunal në Prishtinë ata po vendosin më shumë tavolina nëpër hapësirat e tyre. e për këtë, Drejtoria e Inspeksionit po i ndëshkon ata që nuk po e përfillin marrëveshjen.

    Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri, nëpërmjet Facebook-ut.

    “Shfrytëzuesit e shtëpizave nëpër sheshe janë të obliguar ta zbatojnë marrëveshjen që e kanë nënshkruar me Komunën. Nuk mund të vendosin më shumë tavolina sesa ju takon, dhe duhet t’i mirëmbajnë ato!”- ka shkruar Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!