×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Buxheti për vitin e ardhshëm, 8.7% më i madh se i vitit 2022

    Reporteri
    04 Dhjetor 2022 | 16:29

    Kryeministri Albin Kurti derisa ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës, ku tha se buxheti i vitit 2023 kap vlerën prej 3 miliardë e 212 milionë euro që është 8.7% apo 220 milionë euro më i shumë se sa ai i vitit 2022.

    Ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të ketë më kufizim në numër, e të drejt aplikimi do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç.

    “Më shumë për mbrojtjen e sigurinë sepse më shumë për ushtrinë dhe policinë, se sa sivjet. 123 milionë euro parashihet buxheti i përgjithshëm për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin tjetër. Këtë vit buxheti për mbrojtje për herë të parë ishte mbi 100 milionë euro dhe ishte rreth 52 % se sa vitin e kaluar. Në vitin që do të vijë do të jetë edhe 20 % më i lartë se sa sivjet…..në 19 muajt e fundit ushtrisë tonë u janë shtuar 1237 ushtarë të rinj. Me ndryshimet ligjore që kemi bërë muajt e fundit, FSK ja nuk do të ketë më kufizim në numër, e të drejt aplikimi do të kenë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç”, tha ai, duke inkurajuar të rinjtë e Gjakovës që të aplikojnë në FSK.

    Kurti ndërkaq bëri të ditur se në vitin e ardhshëm buxhetin për arsim do ta rrisin me 12 %.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!