×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Çdo qytetar do të përfitojë në mënyrë të barabartë nga programi qeverisës

    Reporteri
    15 Shtator 2021 | 23:58

    Garantimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave të verbër dhe personave me të pamur të dobësuar, u diskutua në takimin ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe Bajramshahe Jetullahu, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës.


    Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti theksoi zotimin Qeverisë që secili qytetar të përfitojë në mënyrë të drejtë e të barabartë nga politikat dhe nga programi qeverisës dhe që mbështetja më e madhe të jetë aty ku janë nevojat më të mëdha.

    Në këtë takim u diskutua për mundësitë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të organizatave dhe qeverisë sa i përket avancimit të të drejtave të njeriut dhe angazhimin e përbashkët për të rritur barazinë e mundësitë për jetë më të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!