×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Kurti dhe ambasadori i BE-së ua dorëzojnë çelësat e shtëpive 34 familjeve në Graçanicë

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 16:28

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me shefin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunog kanë dhuruar çelësat e shtëpive të reja për 34 familje në Graçanicë.

    Këtë lajm e ka ndarë Szunyog përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “X”.

    “Sot kam dorëzuar çelësat e shtëpive të reja për 34 familje në Graçanicë. Çdo çelës simbolizon një fillim të ri për familjet që janë përballur me sfida. Krenar për partneritetin e BE-së me Qeverinë dhe komunën në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të strehimit”, ka shkruar Szunyog.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!