×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e Mustafa ulen për të ndarë postet, askush tjetër në takim

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 14:23

    Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë mbyllur të vetëm në një nga sallat e objektit të Kuvendit të Kosovës.


    Kreu i VV-së, si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe ai i LDK-së që as këtë herë “nuk e mati veten” në votë, pritet t’i ndajnë postet ministrore për të bashkëqeverisur, shkruan Reporteri.net.

    Ajo që tashmë është e sigurt, është se nëse gjerat shkojnë siç duhet mes tyre, Albin Kurti do të jetë Kryeministër, pasi ky postë i takon partisë së parë që ka dalur në zgjedhje.

    LDK vazhdon të insistojë në postin e presidentit, e që VV-së ka dhënë sinjale të qarta se nuk parapëlqen që ky post të përfshihet në marrëveshje.

    Në këtë takim, Kurti-Mustafa pritet të ndahen edhe postet ministrore, nga 12 sa thotë Kurti që do t’i ketë në Qeverinë e tij.

    “Unë si kryeministër i ri do t’i kem 12 ministri”, tha Albin Kurti para se të hyjë në takim, duke shtuar se “kemi harmonizuar programin tonë në 100%”.

    Takimi mes krerëve të VV-së dhe LDK-së ka nisur pak pas orës 14:00. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!