×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti fton kryetarët e komunave veriore për të diskutuar për targat e energjinë

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 18:53

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka ftuar kryetarët e komunave veriore për takim në kryeministri.

    I pari i qeverisë tha se me ta do të flasin për pagesën e energjisë në veri por edhe për targat.

    “Dëshirojmë të diskutojmë për këto por jo vetëm për këtë. Tash do t’i kemi dy tema, do ta kemi temën e energjisë dhe atë targave kurdo që e kemi atë takim”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

    Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për sekuencim të vendimit për targat, ku nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të ketë vetëm qortim për pronarët e veturave që do të kenë targa ilegale, nga 21 nëntori deri më 21 janar gjobë, nga 21 janari deri më 21 mars do të ketë targa provuese.

    Kurti modifikon vendimin për targa me disa ndryshime – afat deri më 21 prill të vitit të ardhshëm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!