×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i fton për të premten opozitën në takim, AAK konfirmon pjesëmarrjen

    Reporteri
    19 Tetor 2022 | 17:35

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ftuar të premten në takim, në ora 12:00, liderët e partive opozitare.

    Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reproteri.net, zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

    “Kryetari Haradinaj merr pjesë të premtën në takim”, tha shkurt zëdhënësi Blaka.

    Një ftesë e tillë i është bërë edhe dy partive tjera, LDK-së dhe PDK-së, por një gjë e tillë nga ta nuk është konfirmuar ende nëse do marrin pjesë në takimin e së premtes.

    Kjo ftesë e Kurtit, vjen menjëherë pas takimit të tij me të dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Escobar pas takimit me Kurtin, rispërsëriti se SHBA-të mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat e saj euroatlantike.

    “Është një partneritet i palëkundshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë dhe implikimet rajonale nga dialogu. Diskutuam për procesin dialogut dhe se sa e rëndësishme është të rreshtoheni me vlerat evropiane në këtë kohë shumë të rëndësishme krize në kontinentin evropian. SHBA-të e mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat e tyre euroatlantike dhe do të shohim mundësitë për të pasur partneritet me Kosovën për ta mundësuar një gjë të tillë”, tha Escobar.

    I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor gjithashtu ka takuar gjatë ditës edhe opozitën në Rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë./Reporteri.net/

    DW për vizitën e Escobar në Prishtinë: Po shtohet presioni që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!