×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mbledh sot Qeverinë

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 11:08

    Kryeministri Albin Kurti do t’i mbledh sot ministrat.

    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 16:00.

    “Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Në mbledhjen e kaluar të Qeverisë, dy ditë më parë, u bë ndryshimi dhe plotësimi i Programit Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2022.

    Sipas ndryshimeve të Programin Legjislativ shtohen Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për provimin e maturës shtetërore, ndërkaq ndryshohet afati i miratimit nga Qeveria për Projektligjin për shërbimin e jashtëm; Projektligjin për protokollin e shtetit; dhe Projektligjin për Diasporën.

    Po ashtu u miratuan tri projektligje dhe disa koncept dokumente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!