×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Në një rajon si Ballkani, puna e AKI’së e domosdoshme për vendin tonë

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 21:19

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Agjencinë e Intelegjencës së Kosovës në 11 vjetorin e krijimit të saj.


    “Sot unë vizitova Agjencinë e Intelegjencës së Kosovës për 11 vjetorin e saj dhe i kam falënderuar për shërbimin e tyre”, ka thënë Kurti në Twitter.

    “Në një rajon të paqëndrueshëm si Ballkani Perëndimor, ku kemi pas dy grushtshtete të dështuara në tri vitet e fundit, puna e tyre është e domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, shtoi ai.

    AKI u krijua një vit pas shpalljes së pavarësisë së vendit, si një prej institucioneve të domosdoshme për funksionimin e shtetit.

    Kurti kishte kritikuar emërimet në këtë institucion sa ishte në opozitë, duke i quajtur si politike dhe kishte premtuar depolitizimin e AKI’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!