×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pas takimit me Merkelin i përgjigjet Ramës: Nuk duhet të shprehet mirëkuptim për Serbinë për mosnjohjen e Kosovës

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 16:55

    Kryeministri Albin Kurti pas takimit me që ka pasur me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Tiranë ka thënë se iniciativa Open Balkan s’e ka BE-në brenda siç e ka Procesi i Berlinit.  Kurti foli edhe për deklaratën e Ramës se Kosova po bën teori konspirative sa i përket iniciativës së “Ballkani i Hapur”, duke thënë se s’duhet të shprehet mirëkuptim për Serbinë për mosnjohjen e Kosovës.


    “Nuk e di për çfarë teorie konspiracioni është fjala këtu. Po ua tregoj qëndrimin tim. Kjo është që procesi i Berlinit është i nevojshëm, por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin europian. Ballkani jo që nuk është 3 shtete, por është 12 shtete dhe ka procesin e Berlinit. Iniciativat rajonale, ne nuk besoj se duhet të bëhen pa BE-në brenda. Tek e dyta s’e kemi BE-në. Kosova është e pavarur, për të cilin ne duhet të angazhohemi për njohjen e saj dhe jo të shprehim mirëkuptim për mosnjohjen e saj. Çdo mirëkuptim ndaj Serbisë i kushton Kosovës.”, ka thënë ai.

    Tutje ai tha se s’duhet të mirëkuptohet Serbia për mosnjohjen e Kosovës.

    “Dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Open Balkan është se në të dytën se kemi BE-në brenda dhe poashtu duhet theksuar që Republika e Kosovës është një shtet i pavarur për të cilin të gjithë ne duhet të angahzohemi dhe kudo që ndodhemi ta kërkojmë atë e jo të shprehim mirëkuptim për Serbinë për mosnjohjen e Kosovës, çfarëdo mirëkuptimi ndaj Serbisë për mosnjohje të Kosovës i kushton Kosovës. Ne do të kemi takim mes dy qeverive edhe me Shqipërinë posa të formohet qeveria këtu ne do të takohemi dhe neve kemi pa numër gjëra që na afrojnë e na bashkojnë por natyrisht pyetjet bëhen për nëj të vetmen e cila na ndan”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!