×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Serbia duhet ta njohë Kosovën, Vuçiq s’është dakord që të ballafaqohet me të kaluarën

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 17:13

    Kryeministri Kurti ka folur pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të zhvilluar në Bruksel.


    Kurti tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën, gjersa njoftoi se ka propozuar një marrëveshje të shkruar me 6 nene, por që u refuzua nga pala serbe.

    Tutje, shefi i Qeverisë tha se Vuçiq s’u darkodua që në deklaratën e përbashkët të futet fjala “ballafaqim me të kaluarën”.

    Kryeministri Kurti tha se nuk e kupton pse presidenti serb duhet të ketë frikë nga ballafaqimi i së kaluarës.

    “Sa të mëdha janë pasojat në jetën tonë e së kaluarës së afërt e të hidhur për shkak të krimeve të Serbisë në Kosovë. Unë sot propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me 6 nene, si një deklaratë e paqes mes Kosovës dhe Serbisë por u refuzua. Gjithashtu, Besnik Bislmi lexoi 11 pika që paraqesin 11 barrierat që i vendos Serbia ndaj Kosovës në aspektin tregtar, por nuk dëshironin t’i dëgjonin as këto. Kur ishte tek dakordimi për një deklarata e përbashkët, ne ishim darkord që në muajin gusht të takohen udhëheqësit delegacionet tona.”

    “Gjithashtu, do të ketë një takim tjetër në muajin shtator  në mes krerëve të dy vendeve tona. Insistuam, që aty ku shprehej zotimi im për të pagjeturit që të futet togfjalëshi “ballafaqimi me të kaluarën. Kjo u pranua në një mënyrë të zbutur nga Josep Borrell, mirëpo u refuzua nga presidenti i Serbisë. Nuk e kuptoj pse duhet ai të ketë frikë, ballafaqimi për të kaluarën është i domosdosshëm, është për të ardhur keq që nuk e patëm një deklaratë të përbashkët”, u shpreh Kurti në një konferencë për media në Bruksel.

    “Atmosfera nuk ka qenë e ndryshme nga takimet e tjera, por Serbia nuk pranoi kurrsesi të ballafaqohej me të kaluarën, s’e di se si s’mund të merremi me çështjen e të pagjeturve kur familjet vuajnë. Kryetari i Serbisë e sheh shumë personalisht këtë, ne kemi caktuar Andin Hotin për këtë cështje, që është djali i Ukshin Hotit.”

    “Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe Kosova duhet ta njohë Serbinë. Gjithçka tjetër është e zgjidhshme dhe më e kollajshme. Ne jemi konstruktiv, jemi aktiv, nuk është kollaj sepse nuk ekziston gatishëmria nga Serbia që të ballafaqohet me të kaluarën”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!