×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon Ali Ahmetin para takimit me Borell e Lajçak

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 9:11

    Kryeministri Albin Kurti ka takuar kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti para takimit me zyrtarët e Bashkimit Evropian afër rezidencës presidenciale të Maqedonisë Veriore në Ohër, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ka qenë i shoqëruar nga zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Hajrullah Çeku, kurse Ali Ahmeti ka qenë i shoqëruar së bashku me ministrin e jashtëm, Bujar Osmani.

    Kujtojmë se nga ora 10:00 do të nisin takimet e kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiqi me zyrtarët e BE-së.

    Derisa, më vonë do të zhvillohet takimi ndërmjet Kurti dhe Vuçiqit për diskutim të planit franko-gjerman

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!